• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit/ Deklaratë e fortë e aktorit Neritan Liçaj: Nëse duan të na vrasin…

Lajme, Të fundit



Artistët që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar vijojnë protestën e tyre. Aktori Neritan Liçaj reagoi me tone të forta pas miratimit që Kuvendi i bëri të enjten ligjit për nisjen e procedurave për realizimin e projektit të ri.

“Çfarë duhet që të presin më qytetarët kur është delegjitimuar institucioni më i rëndësishëm i vendit që është Parlamenti. Nëse ata kanë vendosur të na vrasin, edhe për ne “dy duar për një kokë janë”.

Koha ka treguar se sa herë qytetari ka dalë përpara pushtetit kemi parë që kanë fituar qytetaria. Kemi interes për një të ardhme më të mirë, kemi një interes që të mos jetojmë në këtë vend të korruptuar nga fillimi deri në fund. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në këtë vend, nëse dalim dhe tregojmë se kush jemi” – tha Liçaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *