• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dashurohet me foton e ambasadorit shqiptar, 65-vjeçares amerikane i vjedhin 270 mijë $

Lajme, Të fundit



65-vjeçarja amerikane Diane Amanda Standish mendoi se gjeti dashurinë në një adresë takimesh online, por në vetëm pak muaj ajo humbi të gjitha kursimet e jetës, rreth 270 mijë dollarë. E veja amerikane kuptoi shumë vonë se kishte rënë pre e një mashtrimi.

“Ai më tha se është i dashuruar me mua, nuk mendoja se do të dashurohesha me dikë në telefon, por për një arsye apo tjetrën, ai më thoshte fjalët e duhura”.

Zonja Standish e njohu mashtruesin si Xherri Majkëll apo Darnell Majkëll, në një profil Facebook-u. Ajo që bie në sy është se mashtruesi ka përdorur fotot e ish-ambasadorit shqiptar në Bosnjë, Flamur Gashi.

Dajana thotë se personi në fjalë i kishte thënë se është administrator në një kompani ndërtimesh. Madje i kishte lënë edhe një mesazh zanor. Ai e telefononte nga numra të ndryshëm. Gjithmonë në kërkim të parave.

“Shumicën e rasteve ishin tarifa ligjore, fatura garancie”.

Kanali amerikan News 6 tentoi të lidhej me ato numra, në të gjitha rastet përgjigjej sekretaria, nga një adresë në Kaliforni, por edhe nga Afrika e Jugut.

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Gashi i ka thënë për Gazetës Express se është njoftuar lidhur me një mashtrim që dikush ka bërë në Amerikë duke keqpërdorur fotografinë e tij. Ai ka shtuar se do të shikojë mundësitë për të angazhuar edhe avokat për të zgjidhur këtë çështje.

“Do të bisedoj me një avokat, mikun tim në Amerikë. Mbrëmë e kam marrë vesh. M’u duk pak absurde”, – ka thënë Gashi. Pas kthimit nga Bosnja ka qenë për 3 vite Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani. Aktualisht ai është Këshilltar për Çështjet e Rajonit i Presidentit te Shqipërisë Ilir Meta. ©LAPSI.al

Image result for flamur gashi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *