• |
ide | kryesore

“Ka sjellje të mirë dhe punon”, fjalët e mira nga burgu për Nehat Kullën

Lajme, Të fundit



Për Nehat Kullën, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, personi që në 1997 krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”, vijnë fjalët më të mira nga drejtuesit e Burgut të Fushë-Krujës.

Pritet që në shtator, gjykata të marrë vendim për lirimin e parakohshëm nga burgu të Nehat Kullës, i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferit të Ministrit të atëhershëm të Arsimit, Halit Shamata.

Shkresa është e datës 21 qershor 2018 dhe thotë se Nehat Kulla ka marrëdhënie të mira me personelin dhe me bashkëvuajtësit e tjerë të dënimit.

“Ai ka zbatuar me korrektësi rregulloren e institucionit dhe nuk është ndëshkuar me masa disiplinore. Rezulton se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, i dënuari është përfshirë në organikën e të burgosurve të punësuar, me familjarët dhe të afërmit ka marrëdhënie shumë të mira dhe mban kontakte të mira me ta”, shkruan ndër të tjera rekomandimi i burgut të Fushë-Krujës.

Sipas autoriteteve të burgut të Fushë-Krujës, Kulla është shpërblyer me 8 leje në total gjatë kohës që ka qëndruar në këtë burg dhe ka qenë korrekt duke i zbatuar ato.

Nehat Kulla ka qenë në krye të një bande në vitin 1997, e cila vepronte në zonën e Kinostudios dhe në Tufinë të Tiranës.

Dënimet e Kullës nga drejtësia kanë nisur që para viteve 90, kur ka qenë i dënuar për plagosje, ndërsa në dhjetor të vitit 1996 u dënua me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri. Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por u arrestua më 12 shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan nga një skuadër policie që drejtohej nga Edmond Koseni.

Në makinën e Kullës, Policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u gjet një arsenal i tërë armësh të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat Kulla tha në proces se i kishte ruajtur si pronë e Halil Haklajt. Ai u lirua nga burgu pas një zbutjeje dënimi në vitin 2000, por u arrestua në vitin 2005 për vrasjen e Halim Gjuzit, në vitin 1998 në Golem. Viktima ishte shoferi i ishministrit të Brendshëm, Halit Shamata.



5 Comments

  1. Po vjen koha e fushatave dh ky, apo dhe bandite te tjere i duhen kesaj partie e ketij KMMe qe drejtesi s;ka, organe te asaj po fshihen e zhduken, nje firme e kriminelit te shtetit, dhe ja ky bandit fito lirine, pavaresisht bemave qe te cilat duhej te ishte per jete atje ku eshte. Fundja ky eshte sistemi, keta jane te zgjedhurit, apo te vjedhurit, e keshtu bejne tufen e qlbesirave. Per pak kohe do quhemi,,,,,,vendi i QELBESIRAVE.FAX

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *