• |
ide | kryesore

Apeli i Roza Anagnostit për Teatrin: Partia ime ka qenë…

Lajme, Të fundit



Edhe këtë të enjte nuk mungoi protesta e artistëve dhe qytetarëve që janë kundër shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental. Ata kanë vijuar qëndresën e tyre duke kërkuar nga Presidenti i Republikës të mos e dekretojë ligjin e miratuar në Kuvend.

Në protestën e së enjtes ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnosti. Ajo tha se miratimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese.

“Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë arti im. Unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë.

Ditën që u bë ai ligj në kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë si i majtë dhe i djathtë. Unë mendoj vetëm si publik. Sa vjen dhe ky Teatër më duket më i bukur në vjetërsinë e tij. Ne kemi nevojë për një teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë. Ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe” – tha Anagnosti. ©LAPSI.al

Image result for roza anagnosti



1 Comment

  1. Po kujt ia thua shqiptarëve që ndëruan drurin me pllakën e zdrukthit, gurin me betonin.
    Kur hyri në Kryeministri edvini në 2013 u mburr se restauroi disa prej mobiljeve të vjetra që në kohën e PD ishin hequr dhe ishin zevëndësuar me të reja dhe u mburr për këtë duke akuzuar me të drejtë që PD nuk duhet ti kishte hequr ato mobilje të vjetra por vërtetë të bukura.

    Ndërsa me Teatrin edvin droga bën të kundërtën, sepse ose e kanë blerë edvinin, ose edvini është i çmendur nga xhelozia për këtë simbol të artit shqiptar gjë që edvinit i ka munguar përherë, si tek ai filmi me kastriot Çaushin kur prindërit donin ta bënin piktor me zor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *