• |
ide | kryesore

VIDEO/ Super-bebeja e Dhërmiut: 8-muajsh, zhytet dhe noton si profesionist!

Syri i Lapsit



Tani mund të themi me plot gojën: “Ç’nuk na kanë parë sytë!”

Një bebe 8-muajshe që mban frymën dhe zhytet poshtë ujit, ishte çudia që ndodhi përpara kamerave të “Edicionit Veror” në ABC News.

Edhe pse vetëm 8 muajsh, Francis i ka fituar tashmë reflekset e duhura që mund ta nxjerrin nga situata në rast rreziku.

Mamaja e tij, Fixhi, shpjegoi për “Edicionin Veror” se qëllimi i saj, nuk ka qenë thjesht t’i mësojë notin, por ta mësojë të jetë i pavarur në çdo lloj situate.

“Dua që Francis të ketë besim tek vetja, që të mos ketë frikë as në ujë, pasi uji është i rrezikshëm. Nëse ia del në ujë, mund t’ia dalësh kudo tjetër.”Por, si lindi ideja e saj për t’i dhënë të birit leksione serioze për notin, edhe pse në javët e para të jetës? E gjitha nisi kur ai ishte fare i vogël; vetëm 3-javësh! (Video: minuta 05;08 -12;26 )

“Nese shikojmë në Youtube, ka plot video bebesh që i lëshojnë në ujë. Gjithmonë thoja me vete: “Uau, sa të zotë këta fëmijë. Si ia bëjnë? Si ia dalin?”, tregoi Fixhi, “Shtysa e parë në fakt, ka qenë im shoq. Kur lindi djali tha se do ishte mirë ta mësonim me not.”

“Mora edhe një trajnim personal, sesi të trajnosh bebet në ujë. Normalisht, sepse më duhet të mësoja çdo gjë. Edhe ndihmën e shpejtë në rast rreziku.”

Dhe mesa duket, Fixhi është e vendosur t’i trashëgojë Francis-it guximin e vet, pasi nuk ka frikë nëse në të ardhmen, ai do të kërkojë të merret me aktivitete akoma më ekstreme.

“Hedhja me parashutë ka qenë një ndër ëndrrat e mia, kështu që meqë mami nuk e bëri, le ta bëjë djali, pse jo edhe gjëra më të rrezikshme se ajo. Eksperiencat e rrezikshme janë më të bukurat. Absolutisht nuk kam frikë. Kam besim tek djali im.”/abcnews.al



2 Comments

  1. Jo po super njeriu….Siç e thote edhe Fixhi kjo nuk eshte ndonje çudi e madhe. Njihen prej kohesh reflekset e foshnjave kur i zhyt ne uje. Per ju gazetaret analfabete do ishte mire te benit ndonje kerkim ne youtube e do gjenit me mijra nga keto “super” bebe. Pika juve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *