• |
ide | kryesore

Meghan refuzon të takojë babain, ai shprehet i dëshpëruar ndaj asaj

Paparazzi, Slider



Siç është raportuar nga mediat e huaja Meghan Markle dhe Thomas(babai) kanë më shumë se 10 javë që nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe i ati i dëshpëruar po kërkon që të ketë një kontakt sado pak të vogël me të bijën.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për ‘The Mail Online’ku ka rrëfyer se Meghan as nuk merr mundimin ta takojë dhe ka shprehur frikën e tij se s’do e shoh më kurrë të bijën.

“Jam shumë i lënduar që ajo ka shkëputur çdo lloj lidhje me mua. Më parë kisha numrin e saj të kontaktit, por tani nuk kam më asgjë sepse përmes atyre numrave nuk lidhem dot më. Nuk ka më asnjë mënyrë sesi të komunikoj me time bijë. Është ditëlindja e saj me 4 gusht dhe dua t’i nis një dhuratë. Por nëse ja dërgoj në Kensington Palace, jam e sigurtë që do të jetë një dhuratë më shumë nga ato që do të marrë dhe ndoshta nuk do e shoh më kurrë. Më mirë të kisha vdekur, e të mos i shihja këto ditë”, u shpreh Thomas Markle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *