• |
ide | kryesore

PD e denoncoi për falsifikim dukumentesh, Prokuroria nis verifikimin për anëtarin e komisionit të vettingut

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme fillon verifikimet për akuzat e PD-së ndaj anëtarit të KPK, Lulzim Hamitaj. Verifikimet kanë nisur kryesisht mi bazën e publikimeve të bëra nga Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, me kerkese te kryeprokurores Arta Marku.

Çështja pritet t’i kalojë Prokurorisë kompetente për hetimin e rastit dhe procedimi mund te regjistrohet në prokurorinë e Durrësit. PD akuzoi sot Hamitajn për falsifikim të dokumenteve. Konkretisht PD i referohej një certifikate të gjuhës angleze ne nivelin avancuar C1, që sipas demokratëve, mban datën 6 Prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti nuk ka qënë fare në Shqipëri.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *