• |
ide | kryesore

Kush janë aktorët më të paguar të vitit 2018-të?!

Paparazzi, Slider



Scarlett Johanson u shpall aktorja më e paguar e vitit 2018. Ajo kryesonte listën me fitime që kapin shifrën e afro 40.5 milionë dollarë në 12 muajt e fundit. Forbes ka publikuar edhe listën e aktorëve më të paguar të vitit dhe këtë listë e kryeson George Clooney.

Clooney numëron 239 milionë dollarë fitime nga qershori i vitit 2017 deri më qershorin e vitit 2018. Aktori shiti kompaninë e tekilës, Casamigos, të cilën e zotëronte me dy ortakë të tjerë, për 1 miliardë dollarë. Në vend të dytë u rendit Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, me 124 milionë dollarë fitime. Roli i tij në “Jumanji: Welcome to the jungle” ishte roli më i paguar në gjithë karrierën e tij.

Në vendin e tretë u rendit Robert Downey Jr me 81 milionë dollarë fitime nga rolet e tij “Iron Man”, “Spider-Man: Homecoming” dhe “Avengers-Infinity War”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *