• |
ide | kryesore

The Best Fifa, është sërisht sfidë Ronaldo-Modric

Sport



Do të jetë edhe një herë një sfidë personale mes Cristiano Ronaldo e Luka Modric për cmimin The Best Fifa 2018, vetëm se këtë herë do ti bezdisë edhe Mohamed Salah me shanse të barabarta. Tre finalistët janë të njëjtët e ‘Uefa Player of the Year’, kur fitues në fund doli mesfushori kroat mes një mijë polemikash, aq sa CR7 refuzoi të prezantohet në ceremoninë e dorëzimit të trofeut.

Gjithësesi, në lojë nuk do të jenë vetëm ata, sepse cmimi për trajnerin më të mirë vë përballë dy francezë dhe një kroat. Deschamps, kampion bote, ka shanse më të mëdha, përballë Zinedine Zidane, triumfues në Champions League e nën-kampionit të botës Zlatko Dalic. Kushedi nëse mes teknikut të Kroacisë dhe Cristiano Ronaldos nuk do të ketë ndonjë shkëmbim batutash, për komentet jo të bukura të ish-dinamovitit për kampionin portugez.

Gara për portierët do të jetë e gjitha mes portierit të Belgjikës e Chelsea Thibout Courtois, kampionit të botës me Francën, Hugo Lloris dhe danezit që, megjithë mrekullitë e tij, nuk e coi dot kombëtaren e tij në çerekfinale të Botërorit, Kasper Schmeichel…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *