• |
ide | kryesore

MotoGP San Marino, triumfon Ducati e Dovizioso. Marquez: “Për fat të mirë motorët Ducati janë zgjuar vonë…”

Sport



Andrea Dovizioso triumfon në San Marino GP dhe regjistron suksesin tretë të sezonit në kampionatin botëror të MotoGP. Dovizioso dominoi garën e Misano, duke kaluar vijën e finishit përpara Hondas së Marquez dhe Hondas së Crutchloë, pas rënies dramatike të Lorenzos dy xhiro nga fundi. Gara absolutisht anonime, ndërkohë për Yamaha: vendi i 5-të për Vinales, 7 për Valentino Rossi, të dy shumë larg nga lufta për podium.

Andrea Dovizioso shijon triumfin e shkëlqyer të Misanos, arriti në fund të një gare të cilën e dominoi plotësisht: “Ishte e mrekullueshme – tha piloti i Dukatit – Sot e kam shijuar shumë këtë garë. Gjeta ekulibrin e duhur mes fluiditetit dhe shpërthimit”.

Marquez, i dyti, mendon për kampionatin botëror: “Për fat të mirë Dukati janë zgjuar vonë, do të menaxhojmë këtë avantazh deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *