• |
ide | kryesore

Rekord në merkaton e transferimeve në Europë

Sport



Një studim i FIFA ka zbuluar të mërkurën se shifra e përgjithshme e transferimeve gjatë merkatos së verës në pesë ligat kryesore të futbollit europian arriti një rekord të ri me 4.21 miliardë dollarë (3.63 miliardë euro).

Ky fakt është zbuluar nga AFP e cila ka evidentuar një rritje me 6.6% në 2018, pra 4.21 miliardë dollarë kundrejt 3.95 miliardë dollarë një vit më parë. Në vitin 2016, kjo shumë arriti në 2.79 miliardë dollarë.

Nëse Premier League angleze mbetet shpenzuesja më e madhe me një status për të ruajtur (1.44 miliardë dollarë), janë Italia (+ 74.7%) dhe Spanja (+ 42.2%) përgjegjëset e rritjes së përgjithshme në merkato, ndërsa klubet franceze grumbulluan 833.4 milionë dollarë nga shitjet e lojtarëve, një rritje prej 37.5%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *