• |
ide | kryesore

Video/ Plas sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, moderatorja ndërpret emisionin

Lajme



Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet.

https://www.youtube.com/watch?v=XfCDZCqWwYQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *