• |
ide | kryesore

Tolisso e Rafinha dëmtohen rëndë, Bayern akuzon: “Ndërhyrje prej të çmendurish”

Sport



Bayern Mynih ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të Corentin Tolisso në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen: ligamenti i jashtëm i gjurit të djathtë është këptur dhe mesfushori do të qendrojë për disa muaj jashtë fushave.

Fitorja 3-1 ndaj Leverkusen ka kaluar në plan të dytë nga dëmtimi i frikshëm që pësoi francezi, pas një përplasje me Volland. Sikur të mos mjaftonte edhe Rafinha la fushën e lojës pas një ndërhyrje të keqe të Bellarabi (karton i kuq). Dëmtimi i brazilianit është gjithashtu i rëndë: ndrydhje e ligamentit të kaviljes së majtë dhe i padisponueshëm për katër javë. Që në javën e parë bavarezët humbën Coman të dëmtuar kundër Hoffenheim, pas një ndërhyrje të ashpër të Schulz. Kështu që mesazhi është i qartë: kundërshtarët të ndikuar nga supremacia e bavarezëve, luajnë pisët.

Në përfundim të ndeshjes, Kovac e Hoeness kanë qenë shumë të ashpër në komentet e tyre: “Ajo e Bellarabi ishte më keq se një karton i kuq. Po fillon të më shqetësojë, jemi bërë një pre e lehtë”, u shpreh tekniku bavarez. Edhe Hoeness e humbi durimin: “Ajo e Bellarabi ishte faull i një të cmenduri. Meriton tre muaj skualifikim për idiotësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *