• |
ide | kryesore

Kylie Jenner tregon si i ndryshoi jeta, komentuesit tallen me të

Paparazzi, Slider



Edhe pse më parë ajo kishte deklaruar se 2016-a ishte viti në të cilin kishte kuptuar shumë gjëra, mesa duket 2018-a i ka rezervuar surpriza të tjera. Në një postim të fundit në Twitter ajo ka informaur ndjekësit e saj, na falni, miliona ndjekësit e saj, se mbrëmjen e kaluar kishte provuar ato që i quajmë “cornflakes” me qumësht, për herë të parë. Për këtë arsye i ka ndryshuar jeta! E sigurisht që njerëzit nuk e përballuan dot këtë lajm, duke reaguar në mënyra nga më të ndryshmet. Një ndjekëse e saj shkroi: “Çfarë ke bërë gjithë këto kohë? Më duket se tashmë do të nisë një linjë cornflakes me ndonjë dizajn të ri”.

Nderkohë, një tjetër i tha:“Prit sa të provosh gjalpin e kikirikut!”. Ndërsa dikush tjetër, duke pasur parasysh dhe ndikimin që Kylie ka në gjithçka që reklamon, postoi: “Kuotimi i qumështit në bursë me siguri sapo u rrit”.

E për ta mbyllur, një vajzë shkroi atë që menduam të gjithë kur e lexuam këtë postim: “Cfarë dreqin hanë njerëzit e pasur?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *