• |
ide | kryesore

Vajzën e Kylie në lindje e ka pritur Kris, shfaqet në serial

Paparazzi, Slider



Mamaja e saj Kris Jenner ka pranuar se ka qenë në ankth gjatë gjithë kohës së shtatëzanisë sekrete te Kylie sepse njerëzit përreth i thonin “Do postojmë, do i lajmërojmë të gjithë, nuk mund ta mbajmë të fshehtë” ndërkohë që ajo donte që dëshira e vajzës së saj të plotësohej. Madje ajo është shprehur e surprizuar për faktin se si kanë arritur ta mbajnë sekret gjithë proçesin, edhe ardhjen në jetë të Stormit në spital, duke qenë se ato janë shumë të lidhur më botën e televizionit dhe rrjeteve sociale.

Gjithashtu ajo ka thënë se është krenare për vajzën e saj 21 vjeçare, për mënyrën si e ka përballuar shtatëzaninë dhe e ka kuptuar që nga momenti i parë kur i ka thënë se do ta mbajë sekret. Ah po, Kris tregoi edhe se ajo ka qenë personi që e ka pritur bebin e Kylit në spital, as doktori dhe as infermierja por vetë ajo. Jo vetëm mama e përkushtuar dhe menaxhere e familjës më të famshme në botë por dhe mami’, kjo grua mund ti bëjë të gjitha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *