• |
ide | kryesore

Balla hidhet në sulm: Basha ka paguar 10 mijë euro për të më implikuar mua

Lajme, Të fundit



Kreu i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë akuza të forta në një lidhje LIVE me emisionin e Eni Vasilit në TCH. Ai tha se përfshirja e emrit të tij në historinë e djalit të deputetit Rrahman Rraja është e qëllimtë dhe me prapavijë politike.

“Basha ka paguar 10 mijë euro për përfshirë personin tim në këtë histori. Jam i pakënaqur nga puna që ka bërë prokuroria e Krujës. Duhet që Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë inspektim dhe nxjerrë të gjitha përgjegjësitë. Më kanë përfshirë në një histori që nuk kam lidhje” – tha Balla.

Ai e pranoi se video e publikuar në rrjetet sociale duke peshkuar ditën e ngjarjes është e një dite më pas.

“Data 19 ka qene e enjte. Seanca ka zgjatur shumë pak pasi opozita mungonte dhe më pas kam udhëtuar në Elbasan ku kam inspektuam punimet dhe më pas kam shkuar në Librazhd. Në 21 kam qenë në Pogradec. Me deputetin e Pogradecit Ilir Xhakolli që mund të thirren dhe të dëshmojnë që kam qenë me ta gjithë ditën. Video e peshkimit e postuar në datën 22 është e bërë në 21– tha Balla.

“Nuk e kuptoj çfarë e ka penguar prokurorinë në këta 3 muaj që ta çojë personin në fjalë në gjykatë dhe të marrë dënimin në fjalë. Nëse vërtetohet se personi i ka prekur edhe një fije fliku vajzës ai duhet të dënohet. Nuk më vjen keq për dezertorin e policisë Emiljano Nuhu. Ky është një gënjeshtar, por edhe i përdorur. Fajtore është politika, por edhe ju gazetarët pasi ky rast është bërë publik para 3 muajsh.

Nuk kam qenë në komisariat. Fare. Fare. Fare. Nuk kam qenë kurrë në asnjë komisariat. Raporti im me zotin Rrahja është raporti si me çdo deputet. Kjo çështje mes djalit të tij dhe Xh.M. janë pajtuar dhe nuk kanë konflikt mes tyre. I kam bërë me dije deputetit që në çdo rast mos ndikojë në vendimmarrjen e institucioneve” – tha Balla. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Keta te PD mund te bejne cdo lloj konspiracioni, per te fundosur Taulandin. Por Taulandi , fshatri librazhdit, cerri don lales, kalon mga fitorja me fitorje.
    Mbase po te qe vajza vet do mendonte ndryshe. E kane mbushur parlamentin administraten me kriminel,llumin e kesaj shoqerie, dhe tani qe ju duhet te mbrojne veprat e tyre , ngecen, qelben dhe rrine si miti para njerezve.
    Jo se kane seder, se kur u ka ndodhur ne familje, te gruaja motra ashtu prape kane ndenjur.
    Duhet zhdukur Rilindja me rrenje , se paska qene nje kolere qe ka prekur cdo qelize te shoqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *