• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në festival, Chris Martin qetëson fansat

Paparazzi, Slider



Global Citizen Festival, koncerti i bamirësisë që kishte mbledhur disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës ditën e shtunë në New York, nuk shkoi dhe aq qetë sa parashikohej. Rreth orës 7:30 të mbrëmjes zhurma të shtënash u dëgjuan nga ata që po ndqnin nga afër koncertin dhe një situatë paniku u krijua ku shumë njerëz marshuan drejt daljeve. “Heroi” I momentit ishte Chris Martin, vokalisti I grupit të njohur Coldplay. Ai doli në skenë para njerëzve dhe u mundua ti qetësoje duke i thënë se ajo çka dëgjuan ishte vetën një zhurmë e një barriere që u rrëzua, pra e një incidenti të vogël teknik. Gjithashtu ai pranoi se disa njerëz u frikësuan nga zhurma por nuk ishte asgjë më shumë se kaq, askush nuk po përpiqej të lëndontë asnjëri dhe gjithcka ishte në rregull. Më pas shefi i policisë së New Yorku-t mori fjalën dhe i dha më shumë detaje njerëzve për situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *