• |
ide | kryesore

Tom Hanks acarohet me fansat : Qëndroni larg gruas sime (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Hanks i ka dalur së fundmi në mbrojtje gruas së tij Rita Wilson.

Në videon e shpërndarë të enjten nga TMZ, aktori dhe gruaja e tij ndiqen nga një grup njerëzish teksa shkojnë drejt makinës së tyre në qytetin e New Yorkut të mërkurën mbrëma.

Në një moment, Wilson ajo desh rrëzohet , pasi dikush e përplas nga pas.

Ndërsa aktorja arrin të mbahet dhe thotë: “Ndalo”, Hanks kthehet dhe ngre duart lart nga grupi, duke thënë me zë të lartë: “Qëndroni larg”

“Desh rrëzove gruan time.” shton fituesi i Oskarit para se të kthehet dhe të hipë në makinë pas Wilson.

Marrëdhënia e  dyshes daton në vitin 1981, kur ata u takuan për herë të parë në xhirimet e serialit ABC Bosom Buddies. Në atë kohë,  Hanks ishte ende me ish-gruan e tij, të ndjerën Samantha Lewes. Megjithatë, pasi u divorcuan, Wilson dhe Hanks dolën publikisht në 1986.

Pas dasmës së tyre, cifti mirëpritën dy djem: Chester “Chet” Hanks dhe Truman Theodore Hanks. Tom ka gjithashtu dy fëmijë me Lewes para ndarjes së tyre, Colin Hanks dhe Elizabeth Hanks./Lapsi.al

Tom Hanks and his wife seen leaving Nobu restaurant after having dinner together in New York City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *