• |
ide | kryesore

Përse nuk flet Mimoza për ndarjen nga Seldi, e sqaron Olti Curri

Paparazzi, Slider



Ndarja e Seldi Qalliut me këngëtaren Mimoza Shkodra ishte njw lajmq w i habiti tw gjithw fansat e tyre. Krejt papritur u njoftua se nuk janë më bashkë me njëri – tjetrin.

Gjithçka u konfirmua me 17 shtator, ku në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi Qalliu pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët: “Ndarja paska qenë e shkruar”!

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”.- tha Seldi Qalliu.

Ndërsa, këngëtarja nga Kosova nuk ka thënë asnjë fjalë për Seldin, apo për ndarjen. Ajo publikon në rrjetet sociale, video dhe foto ku shfaqet e buzëqeshur, duke dhënë mesazhin se ndarjen e ka hedhur pas krahëve.

Blogeri Olti Curri, i ftuar në emisionin “Rudina” zbuloi se kishte komunikuar pak ditë më parë me Seldin dhe kishte mësuar shqetësimin më të madh të Mimozës dhe tij. Sipas Olti Currit, dy ish-të dashuruarit janë shumë të shqetësuar se familjet e tyre lëndohen nga lajmet e bëra publike.

“Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë.” – tha Olti Curri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *