• |
ide | kryesore

‘American Music Awards”, të ftuarit dhe çmimet kryesore

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e rëndësishme e muzikës në Amerikë.

Të pranishëm ishin artistët më në zë të vitit, të cilët me punën e tyre i dhuruan publikut muzikë të mirë.

Pjesë e eventit ishin edhe vajzat me origjinë shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat nuk arritën të rrëmbenin asnjë çmim.Mbretëresha e mbrëmjes u shpall Taylor Swift e cila u bë këngëtarja e parë që fiton 3 çmimet kryesore.Ajo fitoi, “Artistja e vitit”, “Albumi më i mirë pop” dhe “Turneu më i mirë muzikor”.Për çmimin “Reperi më i mirë” dy kandidatët kryesorë ishin Drake dhe Cardi B dhe çmimi shkoi në favor të kësaj të fundit.Camila Cabello arriti të fitojë dy çmime si “Artistja e re më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë pop” me projektin “Havana”.“Artisti i vitit mashkull” u shpall Post Malone, i cili këtë vit pati shumë sukses me projektet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *