• |
ide | kryesore

“Hidhu nga ne”, rrëzimi i turpshëm i alibive të Ramës

2, Ide

Dëshmia para kamerës së fshehtë e Fredi Alizotit nuk është vetëm turpi i dyshes Rama- Xhafa, ai përbën njëkohësisht shkallmimin e imazhit të kupolës së polisisë, që është kapur në flagrancë duke prishur provat, po aq sa rrënimin përfundimtar të besueshmërisë tek prokuroria, që po shërben si letër higjenike e Rilindjes.

Të gjithë këta sëbashku kishin premtuar një laborator të famshëm ndërkombëtar për të vërtetuar tezën e tyre, se përgjimi i Babales me vëllain e ministrit të Brendshëm, ishte një manipulim. Por në fund të historisë, ata përfunduan tek një keqbërës lokal.

Videopërgjimi i shfaqur në “Opinion” (shiko linkun këtu poshtë), tregoi se edhe ky, Fredi Alizoti, paskësh qenë i manipuluar. Po t’i besosh dëshmisë që ai jep para kameras së fshehtë, pa e ditur se po regjistrohej, ai është kërcënuar, joshur, përpunuar nga vetë drejtori i policisë, Ardi Veliu. Një kqyrje e imtësishme e kësaj videoje, tregon disa të vërteta të frikshme.

Skandali/ Del VIDEO ku Fredi Alizoti rrëfen presionet nga kreu i policisë Ardi Veliu

Fakti që ai rrëfen se është marrë në makinën e shefit të uniformave blu, hedh poshtë versionin e prokurorisë se ai kishte deponuar vetë në policinë e Fierit, ngaqë PD-ja nuk e kishte paguar për punën.

Datat dhe afatet kohore që ai vendos, i zhvlerësojnë të gjitha telefonatat që ka bërë më pas, për të treguar, nën përgjim, se ai qe aktori që kishte luajtur zërin e vëllait të ministrit, Agron Xhafës.

Mënyra se si është takuar me prokurorin e çështjes, i çuar si pako postale nga kryepolici, e diskrediton edhe Genti Osmanin, emri i të cilit është lakuar shumë këto ditë.

Pra, duket qartë se dyshes Rama- Xhafa i është djegur mbrëmjen e së martës edhe alibia e alibisë së alibisë. Ata janë kapur me preshë në duar në një përçapje të pamohueshme manipulimi, jo vetëm të opinionit publik, por mbi të gjitha të drejtësisë së vendit.

Dhe këtë herë gjendja ngjan pa rrugëdalje. Nga njëra anë, deponimi para kamerës së fshehtë i të vetmit dëshmitar që u shërbente si mbështetje e tezës së tyre, e hedh poshtë versionin që kanë mbrojtur deri tani për videopërgjimin e Babales. Por, në anën tjetër, edhe po zgjodhën rrugën e mohimit, pra po pretenduan se Fredi Alizoti ka gënjyer në rrëfimin që ka bërë pa e ditur se po regjistrohej, se ai nuk është takuar kurrë në ato kushte me drejtorin e policisë, Ardi Veliun (siç ka pohuar ky i fundit), se ai nuk është përballur në ato kushte mungese lirie me prokurorin Osmani, ky është sërish një bumerang.

Sepse edhe nëse pretendojnë se Alizoti është një gënjeshtar, pra kollaj i manipulueshëm, kjo sërish u kthehet si baltë mbi fytyrë. Pasi pyetja shkatërruese që vjen pas është: Po pse nuk qenkësh gënjeshtar kur depononte atë që donit ju? Pse nuk qenka manipulator kur bënte telefonatat e përgjuara që ju i shfaqët si të vetmen provë?

Pra, çfarëdo versioni që të zgjedhi, propaganda e rilindjes dhe prokuroria që zbaton vijën e saj, kanë dalë të diskredituar nga kjo histori. Sepse ata i kanë besuar dhe kanë zbatuar metoda të sigurimit të shtetit për manipulimin e dëshmitarëve, duke qenë aq syqorrë dhe aq mbrapa kohe që mos kuptojnë se të tilla truke nuk funksionojnë në një shoqëri të hapur, me kamera të fshehta dhe me media të gjithfarëllojshme.  

Ajo që mbetet tani janë vetëm mashtrimet publike të Edi Ramës. Sepse për javë të tëra ai nuk e vërtetoi dot kurrë alibinë që ngriti vetëm disa orë pas përgjimit të Babales, se ai kishte provën shkencore të manipulimit. Teza e tij u testua në gjithë Europën, nga Italia në Britani dhe askush nuk mori përsipër ta vërtetojë. Në këmbim të kësaj, ai u mbështet tek Fredi Alizoti, për të thënë se PD-ja e kishte paguar për të bërë rolin e Agron Xhafës.  Nuk ka gjë më tragjike dhe qesharake sesa ftesa që i bëhet Alizotit në video: “Hidhu nga ne”, pra bashkohu me rilindjen, me policinë që duam, me bashkëqeverisjen me qytetarët.

Pjesa më komike e kameras së fshehtë të Alizotit: “Hidhu nga ne”

Por fatmirësisht dhe kjo alibi u rrëzua. Sepse kamera e fshehtë, e shfaqur këtë të martë, shpërfaqi përpara syve të publikut dy alternativa: ose në rastin më të keq, Fredi Alizoti, që më në fund “u hodh” nga ana e tyre, është një dëshmitar i rremë, ose në rastin më të mirë, ai është një gënjeshtar kronik dhe prandaj i padobishëm për atë që donte ta përdorte rilindja.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Degjoji zhulsat, kaseta ishte fallco hahahahaaaaaaahahhaaaaaaa .Njeri ishte per peshk dhe tjetri tentonte te kapte grepin duke bere rolin e peshkut ,,,,,,,,,,,,,,hahahahahahahahaaaaaaaaaaaaa

  2. Ore kurvat e rilindjes ku jane?hidhuni ne sulm se na i nxorren te palarat.Zdo kene marre urdher akoma kurvat e vogla.

  3. Merruni me kaseten,me Xhiselen,me teatrin dhe ditet ikin dhe Rama eshte per bukuri.Me nder me keta artikuj Bushati merr rrogen dhe ka fantazi,por Ai e di mire qe ja rruan Xhafes.Xhafa keta pisqolla i hedh me peshtyme pertoke,jo e lagu jo s’e lagu…pse keshtu rrezohet Rama…me vjen keq po eshte bere si qeveri letersie.Aty e keni Ramen edhe nja dy seanca zgjedhjesh

    1. Gjynah qe e fyen letersine, ne letersi ndodhin revolucione. Ja psh te Zherminali i Emil Zolase, pronarin qe i dhunonte e terhoqen zvarre minatoret dhe penisin ja vune ne maje te cfurkut. Te Hygoja, mbretit ia presin kokes. Kjo eshte qeveri rrugace qe mbahet nga nje popull qe ka vendosur te jete nje me rrugacerine.

  4. Rama duke tall koqet me ju + babalen + kunotin e babales i fito mbi 71 mandate .Rama sa t ju kete ju+babalen+ kunotin e babales i ka t sigurta zgjedhjet deri m 2025.

  5. Kjo tregon,se qeveria e”rilindjes” eshte nje organizate mafioze,qe s’eshte aspak
    e interesuar per Shtetin e se drejtes,por vetem per pushttetin e bandes se saj.
    Fshatari nga Hoxhara thote,qe demet e permbytjeve,demshperblehen ne baze
    partiake!Demshperblim selektiv!Kur shqiptaret brenda territorit te Shtetit te
    tyre,ndihmohen ne menyre selektive ,imagjino se çfar mund te thuhet per pakicat
    shqiptaret jasht Atdheut.Kjo nuk eshte Rrilindja,por varrosja e shqiptareve.

  6. Zigjur ,nuk eshte faji I Rames qe ari dhe babalja jane me te zgjuar se sa ti dhe jane siper teje per nivelin e IQ .Ne kete sistem qe jetojme or palle magjarit nuk i rruhet askujt se cfare thote babalja ,ar gamori apo ti.

  7. Njeri aty diku na krahason Zolan dhe Hygoin me revolucionet,jam dakort por duhen nderruar popujt psh shqiptaret te nderroheshin me francezet dhe me siguri qe do te ndodhi dicka.Por tek ne gazetaret edhe pothuaj letraret(Blushi psh)jane tip Robert Camcakizi,tip muti-cfare sjell e sotmja e shkruajne kurse ate te djeshmen e harruan.A dini sa e rruajti Zogu per Migjenin apo Nolin apo Konicen??Njelloj eshte ndoshta edhe me keq.Me keta opozitare te parfumuar dhe te veshur ne flori s’ka fitore,vetem humbje.

    1. Zihuni si kokeloqe or komentusa me njeri tjetrin se keshtu ju duan kryetaret e partive.Ju ziheni si bushtrat per nji cop buke ata bojn qef edhe jet luksi me miliardat qi kon siguru.

  8. Nuk do te marresh ti o njesh i Saliut! Por jo Sal Rahm Brrish! Ai do te marre turpin e ketij vendi,tradhetine dhe vrasjet!

  9. Gjithsecili do marr ate qe kerkon nga kjo jete. Po keta moterqira nuk marrin nga jeta po marrin nga njerezit edhe ate pak gje qe kane, dhe kjo nuk sjell gezim por tragjedi, deri sa bejne keshtu e kane nda menjen dhe te gjithe lodhen kot.
    Kete nyje vetem shpata e pret.

  10. Hajt me ne te bejme palle ne rome ,do ikim me carter,pastaj ja fusim ne barcelon te shohim real-barca,paguaj une palla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu