• |
ide | kryesore

Ariana i kundërpërgjigjet fansit: Kam përjetuar ferrin disa herë

Paparazzi, Slider
auto_ariana-grande-crying-manchester-11496816009-1.jpg



Ariana Grande ka konfirmuar se do të qëndrojë larg muzikës për disa kohë, për t’u kujdesur për veten. Këngëtarja e hitit “No Tears Left To Cry”, ish-i dashuri i së cilës ndërroi jetë tragjikisht muajin e kaluar, mbrojti veten në rrjetet sociale pasi një fans e kritikoi.Ndjekësi ishte i irrituar që këngëtarja publikoi një video të derrkucit që mban në shtëpi, e jo videon zyrtare të këngës “Breathin” dhe e cilësoi Arianën si “Përtace”.“Kjo epokë ishte shumë e bukur për mua, por tani nuk e di. Kam përjetuar ferrin disa herë dhe po bëj më të mirën për të ecur përpara. Mendova se kjo video do t’ju bëjë të buzëqeshni, ndërsa prisni për një material muzikor. Pasi unë tani, kam vendosur të bëj pak pushim dhe të kujdesem për veten time.” – iu përgjigj këngëtarja Ariana Grande.

Gjithsesi, këngëtarja Ariana Grande u shpreh një ditë më parë se në fund të këtij viti, mund të publikojë albumin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *