• |
ide | kryesore

Dëmtim në shpatull për Grezdën, rrezikon Izraelin?

F1, Sport



Eros Grezda ka qenë nga ata lojtarë tek të cilët tekniku i kombëtares Christian Panucci ka pasur vëmendjen maksimale, duke e konsideruar element fundamental për sfidën me Izraelin në Ligën e Kombeve. Sulmuesi i krahut është dëmtuar në mesin e pjesës së dytë, duke frikësuar jo pak teknikun italian, që ka marrë frymë lehtësisht kur ka parë lojtarin të vazhdojë ndeshjen deri në fund.

Megjithatë, në momentin e kontaktit me mbrojtesin e Jordanise, kur Grezda ishte i vetëm drejt portës, lojtari është përplasur keq përtokë duke dëmtuar shpatullën e djathtë, gjë që pavarësisht se vazhdoi ndeshjen deri në fund, e ka lënë me dhimbje të forta, duke vënë në rrezik edhe prezencën e tij në Izrael.

“Kur u rrëzova – shpjegoi Grezda – rashë keq dhe tani kam dhimbje të forta në shpatull. U frikësova për më të keqen, por fakti që e vazhdova ndeshjen më bën optimist. Do të shtrëngoj dhëmbët për të qenë në fushë me Izraelin”.

Një premtim, për të cilin edhe Panucci ka nevojë, por situata do të monitorohet gjatë ditës nga stafi mjekësor, për të bërë maksimumin për të rikuperuar lojtarin. Grezda vinte nga një dëmtim i rëndë dhe sapo është rikthyer në fushë, ndaj dhe kjo situatë është delicate për sulmuesin e Rangers në Skoci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *