• |
ide | kryesore

FOTO/ Pronari i famshëm i bordellove ndërron jetë për ditëlindje… në krye të detyrës

Stil



Ai ishte si një legjendë në SHBA. Pronar bordellosh, autor librash, i fiksuar pas politikës, por Dennis Hof ka ndërruar jetë teksa festonte ditëlindjen e tij të 72-të. Ai kishte thirrur për të festuar miqtë e tij më të mirë nga bota e politikës dhe erotikës në Las Vegas. Thuhet se këtë herë nuk kishte alkool dhe drogë në festë. Ai e la festën dhe bashkë me pornostarin e famshëm, Ron Jeremy shkoi në një nga bordellot e tij, të quajtur ‘Love Ranch South’.

“Dennis shkoi në suitën e tij me një nga vajzat e re të bordellos, me Dasha Dare. Pas 2 orësh, Dasha erdhi në bar dhe më tha se kishte bërë seks me të,” tregon Jeremy që shton: “Në mëngjes ai nuk po dilte nga dhoma. Mendova se ishte në gjumë. U futa në dhomë dhe e gjeta të shtrirë në krevat. Nuk reagonte. Hoqa batanijen, ishte krejtësisht i zhveshur dhe pa ndjenja. Trupi i tij ishte i ftohtë. Ai kishte vdekur”.

Policia thotë se nuk ka gjurmë se vdekja ka ardhur nga faktorë të jashtëm. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende me saktësi. Në të shkuarën, ai është akuzuar për trafik njerëzish dhe përdhunim.

Image result for dennis hof Image result for dennis hof Image result for dennis hof Related image

Image result for dennis hof



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *