• |
ide | kryesore

Wanda Nara:Icardi do më braktiste nëse do bëja sërish fëmijë

Paparazzi, Slider



“Më pëlqejnë shumë fëmijët, do të bëja dhe të gjashtin, por nëse do të ndodhte Mauro do të më linte mua dhe të gjithë familjen!”

Këto janë fjalët e Wanda Nara-s, bashkëshortes-menaxhere të kapitenit të Interit, Mauro Icardi, e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Verissimo” të Silvia Toffanin.

Mesa duket Wandas nuk i mjaftojnë 5 fëmijë, 3 prej të cilëve i ka nga marrëdhënia me Maxi Lopez, ndërsa 2 të tjerët më Mauron.

“Ai deshte vetëm Francescan, më pas e binda dhe erdhi në jetë edhe Isabella. Nuk ka dashur kurrë një djalë pasi mendon se një mashkull me mbiemrin Icardi do t’i krijonte tepër probleme, shumë përgjegjësi mbi veten. Tashmë kërkon vetëm të shijojë marrëdhënien me vajzat e tij dhe ka një durim të madh për ta bërë këtë.” – shton argjentinasja, e cila është rrëfyer jo vetëm për jetën private por edhe për planet e të dyve rreth së ardhmes së karrierës së sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *