• |
ide | kryesore

Wanda Nara rrëfehet publikisht: “Ju them të vërtetën e sëmundjes sime”

-Instant, Sport, Video
Wanda



Wanda Nara ka vendosur të heqë çdo dyshim për gjendjen e saj shëndetësore përmes një rrëfimi në Instagram. Modelja argjentinase iu përgjigj shumë pyetjeve të ndjekësve për sëmundjen e saj të supozuar. Është folur shumë për faktin se Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardi, ishte e sëmurë dhe për këtë iu desh të bënte terapi në Milano. Ky fakt kishte nxitur edhe zërat se kërkonin që Icardi të rikthehej në kryeqytetin lombard për të ndihmuar bashkëshorten e tij.

Por tashmë është zyrtarizuar rikthimi i sulmuesit argjentinas te Galatasaray. Turqit e blenë për 10 milionë euro nga PSG, pas huazimit të vitit të kaluar. Menaxherja e gruaja e tij, atëherë, vendosi të zbulojë të vërtetën për gjendjen e saj shëndetësore.

Lexo më tej: Wanda Nara shtrohet me urgjencë në spital: fliten versione të ndryshme, deri leucemi

ASNJË SËMUNDJE

Wanda Nara ka hequr të gjitha dyshimet: “E vërteta është se jam shumë mirë. Janë thënë shumë gënjeshtra. Njerëzit flasin dhe sigurojnë gjëra që nuk janë të vërteta, pa e ditur se flasin për jetën e një tjetri”.

Mediat argjentinase, por edhe ato italiane, kishin folur për leuçeminë e modeles dhe shoëgirl-it argjentinas. Wanda u ndje keq dhe kjo e kishte shtyrë të bënte kontrolle të mëtejshme për shëndetin e saj. Megjithatë, gruaja e Mauro Icardi është e prirur të thotë se nuk ka asnjë bazë të së vërtetës: “Unë nuk do të trajtohem në asnjë shtet. Do të shoqëroj Mauron në Stamboll. Unë jam shumë mirë”. E në fakt historitë e mëpasshme i kushtohen të gjitha reportazhit të udhëtimit të familjes Icardi drejt Turqisë, ku familja po përgatitet të jetojë, sa kohë që sulmuesi të luajë për Galatasaray.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *