• |
ide | kryesore

Ish-kapiteni i Inter sulmuesi i ri i Milan: Wanda poston foton e Duomo e Icardi kthehet me polemika

-Instant, Sport
Icardi



Nuk është më djalosh, por në moshën 30-vjeçare është ende në kulmin e karrierës së tij. Mbi të gjitha, Mauro Icardi është një garanci për sa i përket golave. Argjentinasi në Turqi gjeti formën me 22 gola dhe 7 asiste në sezonin e tij të fundit me fanellën e Galatasaray. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi të vihet në qendër të vëmendjes së Milan. Kuqezinjtë, pasi humbën Thuram, kërkojnë të hakmerren ndryshe me kushërinjtë zikaltër. Huazimi i Icardi me skuadrën e Stambollit skadon në fund të muajit dhe ai me siguri do të kthehet në Paris. Vetëm se nën kullën Eiffel mezi presin ta heqin qafe. Për këtë arsye PSG do të kënaqej me një ofertë nga 15 deri në 20 milionë. E pastaj është ajo foto e Wanda Nara në Duomo shumë sinjifikative.

Lexo më tej: FOTO/ Vendosi dygolëshi i Mauro Icardi, ‘digjet’ Stambolli: Galatasaray 23 herë kampion i Turqisë

Cmimi është i përballueshëm, por shqetësuese është rroga prej 7 milionë euro, që përbën një pengesë të pakapërcyeshme për çdo klub italian. Përveç nëse dëshira për Serie A e Milanon është e tillë sa Maurito dhe Wanda të pranojnë një ulje rroge. Për Icardi mund të shfrytëzohet edhe dekreti i rritjes. Ndërkohë, në instagram, dashuria për Milanon bie në sy në profilin e Wanda Nara. Një foto ku pozon para Duomo, e shkruara Milàn dhe një orë rëre. Një histori që u anulua më vonë, por që është një e dhënë më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *