• |
ide | kryesore

Nga një çift i dashuruar, Elita dhe Gjiko në Mr&Mrs Smith

Paparazzi, Slider



Para se të shihnim këtë foto të publikuar nga Gjiko dhe Elita kishim një mendim tjetër reth dashurisë së tyre. Ndoshta maskat nuk janë zgjedhja e çiftit këtë vit për Halloween. Ata kanë vendosur të “zëvendësojnë” çiftin Brad dhe Angelina në filmin Mr&Mrs Smith. Nga një dashuri e zjarrtë në dy “armiq”. E tillë është edhe fotoja e Gjikos dhe Elitës të cilët i drejtojnë armën njëri tjetrit dhe shihen mjaft të ngrysur megjithëse asgjë nuk është e vërtetë.
Gjiko i veshur me të zeza dhe me një bluze ku gdhendej titulli i këngës “Bugatti”, i hedh një vështrim shumë të akullt partneres së tij, teksa i drejton armën. Por edhe moderatorja, e veshur me një pallto të zezë dhe me dorashka të së njëjtës ngjyrë shfaqet shumë serioze në versionin e vrasëses. Edhe këtë herë, Elita Rudi ia ka dalë të fshehë me mjeshtëri barkun e rrumbullakosur, pas palltos së zezë. Gjithsesi, çifti kosovar duken të paparë dhe shumë profesionistë në rolin e “Mr dhe Mrs Smith”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *