• |
ide | kryesore

Prince Harry tregon krizën që kaloi para dasme

Paparazzi, Slider



Dukej aq i qetë, i emocionuar dhe mezi e priste që të martohej me Meghan Markle, por jo gjithçka është ashtu siç duket.
Princi Harry thuhet se ka pësuar një krizë të vërtetë para dasmës së tij mbretërore me ish-aktoren.
Sipas një raporti të “Daily Mail” nga libri biografik i Robert Jobson, “Charles në vitet ’70: Mendimet, Shpresat dhe Ëndrrat”, Harry ishte “i lodhur dhe gjaknxehtë” me anëtarët e stafit.

Ai ishtë shumë i tensionuar në lidhje me martesën dhe bashkë me Meghan kishin rezervuar një seri takimesh me Ross Barr, ekspert i akupunkturës, një formë e mjekësisë alternative me origjinë kineze, që funksionon duke vendosur gjilpëra të holla në trupin e njeriut.
Megjithatë, më befasues është pohimi se Harry dëshironte t’i plotësonte çdo dëshirë bashkëshortes së ardhshme dhe këmbëngulte se: “Çfarëdo që Meghan dëshiron, do ta ketë!”

Me sa duket, një nga gjërat që Meghan dëshironte ishte që Charles dhe Harry të ishin më afër dhe kjo funksionoi. Charles madje u ka folur mirë të gjithë miqve të tij për nusen e djalit:
“Ajo është aq inteligjente dhe aq e bukur saqë e bën Harry-n të lumtur. E pëlqejmë pa masë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *