• |
ide | kryesore

Katy Perry për Justin Bieber: Zhuls

Paparazzi, Slider



Katy Perry nuk ra pre e rrengut, se ishte Justin Bieber ai që po konsumonte një burrito në park.
Një javë më parë, një foto ku mendohej se ishte këngëtari i hitit “Boyfriend” pushtoi rrjetet sociale, por në fakt ishte një djalosh që i ngjante shumë atij.
Ishte menaxheri i Justin, Scooter Braun i cili në një video të publikuar në “Instagram”, shfaqej së bashku me ideatorët e rrengut, të njohur ndryshe si “Theory prankster”.

“Bravo djemat e ‘Theory prankster’. Por nuk mund t’i bësh rreng, atij që është mjeshtër i rrengut. Për të gjithë njerëzit e tjetër le ta sqarojmë se nuk është Justin Bieber” – shkruante Braun krahas videos.
Mirëpo edhe Katy Perry ishte e bindur që në momentin e parë se nuk ishte Bieber në foto. Por si e kuptoi ajo?

“E dija që nuk ishte ai sepse flokët ishin shumë të pastër” – komentoi në foto Perry, duke treguar hapur se nuk i kishte shumë qejf flokët e këngëtarit.
Epo tani e mësuam edhe arsyen se përse Justin Bieber shkoi dhe preu flokët e tani duket një djalë për së mbari.
Gjithsesi, Perry e do shumë këngëtarin, teksa ditë më parë pozonte krahas një posteri të Bieber.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *