• |
ide | kryesore

Ariana Grande i kthen talljen Pede Davidson për sa i përket propozimit

Paparazzi, Slider



Ariana Grande nuk ka pritur aspak por i është kthyer me zemërim ish-të fejuarit Pete Davidson, i cili u tall me mënyrën se si e kishte propozuar aq shpejt këngëtaren, kur kishin vetëm një muaj të lidhur.
25-vjeçarja nuk priti më gjatë, por në një postim shkroi: “Për dikë që pretendon se e urren të qenit në qendër të vëmendjes, duket se të pëlqen goxha të kapesh pas kësaj”.

Në një promo të episodit të ri të “Saturday Night Live”, Pete u bashkua me aktorin Jonah Hill dhe interpretuesen Maggie Rogers. Gjatë prezantimit, ai madje i propozoi për martesë Maggie-s e cila sigurisht që refuzoi.
“Hej Maggie, unë jam Pete. Do të martohesh me mua?”
“Jo”, iu përgjigj ajo në mënyrë të prerë.
Sigurisht që ata nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe kjo ishte një mënyrë për të thënë se e njëjta gjë ndodhi me marrëdhënien që Pete pati me Ariana Granden, të cilës i propozoi vetëm një muaj pasi ishin lidhur.
Më pas ai u shpreh se ky ishte refuzimi i tretë që merr pas ndarjes me Cazzie David dhe Ariana Grande-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *