• |
ide | kryesore

Arrestohet xhaxhai i Hailey Baldwin, u përfshi në sherr për një vend parkimi

Paparazzi, Slider



Alec Baldwin xhaxhai i Hailey Baldwin është arrestuar këtë të premte në New York! “Dailymail” raporton se aktori Alec Baldwin është përfshirë në një sherr për një vend të lire parkimi në New York.
Ishte Alec, ai që nisi të godiste i pari dhe ofendonte një person në moshë madhore, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij luksoze, ku ai jeton me bashkëshorten Hilaria dhe katër fëmijët e vegjël. Dëshmitarët rrëfyen se Baldwin ishte shumë i inatosur dhe sjellja e tij ishte e pajustifikueshme.

“Ai ishte në punë të vet dhe krejt papritur Baldwin e goditi dhe nisi ta shante” – u shprehën dëshmitarët.
Policia në New York ka arrestuar aktorin, ndërsa viktima e këtij sulmi është dërguar menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *