• |
ide | kryesore

Tayna e sqaron njëherë e mirë, i ka bërë apo jo buzët

Paparazzi, Slider



Tayna është një ndër reperet më të talentuara, që vetëm në disa muaj arriti të fitojë zemrën e fansave të saj dhe kapi majat e klasifikimeve në tregun muzikor shqiptar. Mirëpo, së fundmi reperja nga Kosova është komentuar edhe për pamjen.

Reperja e hitit “Doruntina” shfaqet në profilin e saj në “Instagram” me flokët brune dhe bjonde, duke lënë pa fjalë fansat.

Mbrëmjen e djeshme, Tayna nisi një komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në “Instagram”, ku ata u kthyen në rolin e gazetarëve. Dhe kurioziteti i një prej ndjekësve ishte pikërisht për operacionet plastike, nëse ajo kishte ndërhyrë tek buzët.
“Jo gjilpëra dhe operacione këtu zemër” – i përgjigjet Tayna, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij diskutimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *