• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduria e “minutave të Romagnolit”: në shtesë Milan e shpëton përsëri mbrojtësi

Sport, Video



Milan fiton atëherë kur ndoshta as tifozi më fanatik nuk do ta kishte menduar. Pikërisht tifozi, por jo Romagnoli. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se preferon minutat e kohës shtesë, kur mund të lërë pozicionin e tij për të dhënë një kontribut, që po rezulton thesar, në aspektin ofensiv.

Dy ndeshjet e fundit, në harkun e katërt ditëve, janë katër pikë më shumë në renditje që tekniku Gatusso i ka falë golave të Romagnoli. Në të 97 këtë herë, në Friuli, në një aksion që bardhezinjtë e Udineses nuk e administruan dot të mbetur me 10 lojtarë vetëm prej dy minutash, pas kartonit të kuq të Nuytinck.

Në ndeshjen e fundit të javës së 11 të Serie A, Milan del fitues në Dacia Arena, me të majtën e kapitenit, që i mban në vendin e katërt, në shoqërinë e Lazio.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/on/ONze.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *