• |
ide | kryesore

Bebe Rexha dhe Dua Lipa valle me këngën e Drake (Video)

Paparazzi, Slider



Pas mbrëmjes së ndarjes së çmimeve në MTV EMA, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë bërë bashkë për të kaluar një mbrëmje fantastike.

Dy shqiptaret kanë kaluar natën zgjuar nën shoqërinë e disa miqve dhe muzikës.

Në një video të publikuar nga Bebe në Instagram, këngëtaret shihen duke kërcyer nën ritmet e muzikës së Drake, “Mia”.

E veçanta qëndron në lëvizjet e tyre, që nuk janë gjë tjetër veçse ato të një kërcimi popullor shqiptar.

“Pjesa më e bukur e natës së mbrëmshme ishte bërja e shokëve të rinj dhe kërcimi i valles në dhomën time të hotelit”, shkruan Bebe teksa poston videon e paparë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *