• |
ide | kryesore

Lorde akuzon publikisht Kanye West për plagjiaturë

Paparazzi, Slider



Lorde njoftoi gjithë botën se Kanye West e ka kopjuar! Të dielën, Kanye dhe reperi Kid Cudi performuan në stadiumin Dodger në Los Angeles, brenda një kutie të madhe në formë drejtkëndshi e ndërtuar prej xhami. Problemi është se në turin e saj në muajin mars, edhe Lorde përdori një platformë të njëjtë prej xhami si ajo e reperit. Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja akuzon Kanyen se ka kopjuar stilin e saj. Fillimisht, Lorde ndau foto të skenës nga turi i saj, e më pas i krahasoi ato me të reperit amerikan. “Jam shumë krenare për punën që bëj dhe është shumë emocionuese që edhe artistët e tjerë frymëzohej prej saj, aq sa vendosin ta provojnë edhe vetë. Por mos vidhni, as nga një grua, e as nga një tjetër person. Jo në vitin 2018, kurrë.” – shkruan në një nga postimet Lorde duke iu drejtuar Kanye-s dhe Kid Cudi. Ndërsa, reperët kanë zgjedhur të mos i përgjigjen ende këngëtares, por sipas TMZ-së, kjo skenë është ndërtuar nga artistja Es Devlin, e cila ka punuar me Kanyen që prej vitit 2015.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *