• |
ide | kryesore

Paparazzi, Slider



“Prive” kap çastin që të gjithë kanë pritur prej kohësh ta shohin. Dyshja Skivi-Ledri kanë qetësuar gjakrat dhe kanë nisur bashkëbisedimet për tu sqaruar.

Madje, Skivi ka nisur të ndjekë Faton Shoshin dhe Ledri Vulën në “Instagram”, çfarë ngre dyshimet se një bashkëpunim mes tyre do të vijë shumë shpejt.
Ledri Vula dhe Skivi, emri i vërtetë i së cilit është Visar Shala, i hodhën hapat e para të karrierës muzikore përmes grupit “Skillz”, duke prodhuar hite që mbahen mend ende sot si “Dokna Mirë”, “Milion” apo “V.I.P”.

Mirëpo, prej vitesh ata ecën në rrugë të ndarë duke mos ruajtur asnjë raport me njëri-tjetrin, madje shiheshin edhe si rivalë. Por duket se largimi i “Skivit” nga “Babastars” ka zbutur situatën mes tyre dhe djemtë janë ribashkuar.
Më herët, në një intervitë për “Prive”, Visar Shala u shpreh se do të bashkëpunonte me Ledrin vetëm për të treguar se çfarë është hip – hopi i vërtetë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *