• |
ide | kryesore

Tha se nuk ishte shtruar në psikiatri, raporti mjekësor nxjerr bllof Baby G

Paparazzi, Slider



Të shtunën, mediat në Kosovë zbuluan se këngëtarja nga Kukësi e njohur ndryshe si Baby G, ishte arrestuar nga policia. Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Gordana Kingji, ishte gjetur nga policia në gjendje shumë të rëndë, për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Sipas “IndeksOnline”, pas arrestimit ajo është dërguar menjëherë në spital, e më pas në atë të Psikiatrisë. Mirëpo, këngëtarja i hodhi poshtë të gjitha këto lajme, ditën e hënë përmes disa postimeve në profilin e saj në “Instagram”, duke i cilësuar këto lajme si të pavlera, video të cilat janë fshirë një ditë më pas. Por ditën e sotme, “Prive” ka siguruar raportin mjekësor të këngëtares Baby G, ku vërtetohet se ajo ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në raportin mjekësor, sqarohet se ajo ka pranuar përpara mjekëve përdorimin e lëndëve narkotikëve, ndërsa ka refuzuar të marrë mjekimin dhe terapinë!prive



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *