• |
ide | kryesore

Asli dhe Murat Boz, sërish bashkë

Paparazzi, Slider



Lajmi se çifti i njohur i aktorëve, Murat Boz dhe Asli Enver vendosën ti jepnin fund lidhjes së tyre tronditi fansat.

Tek të gjithë prisnin një datë të ceremonisë martesore, vendimi i dy aktorëve ishte suprizues: ata vendosën ti thonin lamtumirë njëri-tjetrit pas një marrëdhënie thuajse 3 vjeçare.

Sipas lajmeve të para të shtypit turk, ishte Asli ajo që ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete të gjithë sendet e saj Mirëpo së fundmi aktorja dhe këngëtari i kanë dhënë një shans tjetër lidhjes së tyre.

Sipas “Enn Magazine”, miqtë e ngushtë të çiftit kanë qënë ata që kanë këmbëngulur që ata të uleshin të paktën edhe njëherë në tavolinë e të diskutonin për marrëdhënien e tyre.Duket se ata kishin të drejtë, Asli dhe Murat vendosën t’i hidhnin pas krahëve e të mos humbnin historinë e tyre të bukur të dashurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *