• |
ide | kryesore

“Knock Knock” loja seksuale në shtrat që çdo çift duhet ta luajë

Stil

Ekspertja e seksit dhe lidhjeve, Dr. Pam Spurr jep vazhdimisht këshilla për çiftet. Kësaj radhe ajo ka vendosur të sjellë diçka krejtësisht të re. Ajo flet për një lojë seksuale e cila ua përmirëson këtë raport
Ajo tregon se ankesa më e shpeshtë që dëgjon nga çiftet është se “ata nuk argëtohen më si në fillim. Nuk ka më flirt dhe aspak pasion”.

Sipas saj, çiftet pas një farë kohe fillojnë të bëjnë seks vetëm sa “për ta kryer një punë”, por nuk e shohin më si diçka tejet intime dhe që i lidh ata mes tyre.

Prandaj, me qëllim që t’i rindizni shkëndijat e dashurisë dhe epshit, ekspertja e seksit rekomandon të luani lojën “Knock Knock”, trasnmeton lajmi.net.

Kjo lojë seksuale parashikon që dy partnerët duhet të luajnë një pjesë ku njëri duhet të shtiret si një vizitor misterioz i cili troket në derë papritmas.

“Mund të pretendoni se jeni ndonjë agjent i marketingut, i/e cili vjen rastësisht, apo ndonjë fqinj i “ndyrë” i/e cili kërkon sugjerime të ndryshme. Pra, njëri nga ju troket dhe tjetri e lë të futet brenda – pa e ditur se kush janë saktësisht. Epshi do t’ju pushtojë sapo të fillojë filtrimi, ndërsa në fund do ta shijoni seksin e mahnitshëm”,– thotë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu