• |
ide | kryesore

Kërkoi rryshfet për Kemp invaliditeti, i jepet dënimi mjekut

Lajme
Kërkoi rryshfet për Kemp invaliditeti, i jepet dënimi mjekut



Një mjek i denoncuar prej programit “Stop” për rryshfetet që i merr personave të konsideruar si invalid dhe që përfitojnë KEMP, u deklarua fajtor prej Gjykatës së Tiranës.

Me 6 muaj burg u dënua fillimisht Florin Paloka, për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Më pas dënimi ndaj tij u ndryshua, duke i dhënë rreth 100 orë punë të papaguar në interes të publikut.

Afera korruptive e mjekut të poliklinikës nr 10, Florin Paloka, u bë publike përmes një video përgjimi rreth një vit më parë, në tetor të 2017-ës.

Në këmbim të 100 mijë lekëve, mjeku do t’i jepte qytetarit Kempin e kërkuar prej tij.

Nën akuzën e: “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Paloka është shpallur fajtor.

Paloka ka pranuar fajësinë, për atë që ka bërë. Ai gjithashtu ka shprehur pendesë për gjestin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *