• |
ide | kryesore

Topi i Artë/ Gafë seksiste e dj Solveig: ndjesë publike ndaj Hegerberg

Sport



Pas gafës në transmetim direkt, vjen edhe hapi pas. Dj francez Martin Solveig ka kërkuar ndjesë pas polemikave të ndezura nga një batutë e tij seksiste gjatë ceremonisë për Topin e Artë. Pas disa hapash kërcimi, në skenë artisti e ka pyetur norvegjezen Ada Hegerberg, e vlerësuar si futbollistja e vitit, “Di të kërcesh twerk (mënyrë provokuese dhe seksuale e të kërcyerit)?”, duke marrë një “jo” të thatë si përgjigje e duke shkaktuar kritika të forta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

“Ishte vetëm një shaka, ndoshta pa shije, e dëshiroj të kërkoj ndjesë”, ka shkruar në profilin e tij Tëitter dj, duke publikuar një video në të cilën shpjegon versionin e tij të fakteve e qëllimin e tij. “Jam disi I befasuar nga ajo që lexoj në Internet – ka saktësuar Solveig -. Anglishtja ime sigurisht nuk është shumë e mirë, sepse nuk doja të ofendoja askënd e nuk e imgjinoja që do të merrej si fyerje”.

Ndjesa është pranuar menjëherë nga futbollistja. “Solveig erdhi tek unë dhe ishte shumë i dëshpëruar për mënyrën si shkoi – u shpreh Ada Hegerberg për BBC- . Të them të vërtetën nuk është se mbajta mendjen aty. Isha thjesht e lumtur që fitova Topin e Artë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *