• |
ide | kryesore

Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë Donnarumma për gabimet e vazhdueshme

-Instant, Sport, Video
donnarumma



Gigio Donnarumma përfundon sërish në qendër të stuhisë. Portieri i PSG është i akuzuari kryesor në humbjen ndaj Bayern Mynih. Italiani u tregua i ngathët në goditjen jo të parezistueshme të Coman, që shënoi golin e fitores për bavarezët. Një gafë e bujshme që fshiu pritjet e rëndësishme ndaj Choupo-Moting dhe Pavard. Shumë tifozë parizienë në rrjetet sociale, pas ndeshjes, ofenduan portierin kampan. E madje edhe shtypi francez nuk ishte shumë i butë, me pak përjashtime.

Vitin e kaluar kundër Real, këtë vit kundër Bayern. Gabimet e Donnarumma i kushtuan Champions League vitin e kaluar klubit dhe rrezikojnë ta komprometojnë seriozisht edhe këtë vit. Gazeta kryesore sportive franceze, l’Equipe, vendosi notën 4 për performancën e ish-portierit të Milan: “PSG nuk kishte nevojë që ai të bënte një gabim në këtë ndeshje, por e bëri në rastin e golit të Coman. Ai e la topin t’i rrëshqasë nën bark, kur përkundrazi e kishte mes dorezave”. Le Figaro gjithashtu nuk ishte shumë i butë ndaj italianit Donnarumma: “Ai nuk ishte në nivelin e duhur. (…) nuk garanton qetësinë që pritet prej tij në këto nivele”.

Lexo më tej: Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Portierin e kryeqytetasve e shpëton, duke e quajtur të mjaftueshme performancën e tij, vetëm Le Parisien. Gazeta nënvizon ndërhyrjet e tjera vendimtare që i lejojnë PSG-së të ketë ende një shpresë të vogël për t’u kualifikuar. Me kusht që i gjithë ekipi të ndryshoje regjistrin, jo vetëm Donnarumma.

https://youtube.com/shorts/UnuYxLtqu4g?feature=share



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *