• |
ide | kryesore

Unaza e re/ “Më prishën shtëpinë pa vendim gjykate”

Të fundit
Qytetari ankohet për shtëpinë e shembur në sheshin “Shqiponja”, përplaset me policinë



Numri i ndërtesave të shembura për projektin e Unazës së Re ka arritur në 15. Protestat vijojnë në të gjithë zonat e Tiranës ku shtrihet ky projekt.

Deri më tani ndërtesat e shkatërruara janë ato informale, pronarët e të cilave nuk kanë patur dokumentacion të rregullt.

Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja” deri më tani janë shkatërruar vetëm dy ndërtesa.

Pronari i njërës nga ndërtesat, zoti Bajram Nela, është shprehur se veprimi i kryer ndaj shtëpisë së tij ka qenë i padrejtë.

Që nga 2005 Nela ka aplikuar për legalizimin e banesës së tij, pa e marrë asnjëherë çertifikatën e pronësisë.

Pavarësisht përplasjes me policinë dhe kundërshtimeve, ndërtesa e Bajram Nelës u shkatërrua.

“Në 2005 kam aplikuar për proces legalizimi, por ajo certifikatë nuk mua dha kurrë. Ky është një veprim i pa drejtë pasi unë e kam ankimuar dhe policia nuk mund të veprojë derisa të shprehet gjykata”, u shpreh Nela.

Sa i takon objekteve të ligjshme, ato do të shemben menjëherë pasi të mbarojë puna me rrëzimin e objekteve të paligjshme. Për momentin vlera e tyre po matet nga grupi i vlerësimit për kompensim i ARRSH-së, i caktuar me kompetenca të plota për vendosjen e dëmshpërblimit të merituar për secilin banor.



2 Comments

  1. Keta drogaxhinjte e -Rivdekjes-o popull duan o pushken ne lule te ballit, o voten kunder kunder tyre ,te paren nuk e benmi dot se dhisni ne breke, te pakten beni te dyten

  2. SHTET LESHI U VUNE PERPARA SOJ SOJ HAJDUSH E ZAPTUESISH MALOK DHE JU BASHKE ME SALI SHPELLARIN PRISHET SISTEMIN E BAZZAVE TE KOMBIT QE ISHIN FAMILJET E MEDHA ,U MORET TOKAT UA ZAPTUAET ME CECENE TE ARDHUR NGA SHPELLAT E DRAGOBISER ,E TEPELEN-TOMOR.NXORET EDHE LIGJIN E TJETRSIMIT 7501 E PASTAJ UA KTHENI TRUALL,OSE I SHUMEZUAT ME NJE TARIFE MINIMALE PER M2,POR NUK E DINI SE DITA DO VIJE DHE DO TI PAGUANI SE TANU KUJTONI SE DO JA HIDHNI DUKE I PAGUAR SHTETI NE STRSBURG….??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *