• |
ide | kryesore

Ligji i ri, në 2026 rriten taksat për shtëpitë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shpërndau për konsultim publik projekt-ligjin mbi taksën e pasurive të paluajtshme.

Ndryshimet ligjore do t’i prekin qytetarët në vitin 2026 për njësitë e ndërtesave dhe në 2028-ën për parcelat, përcakton kategoritë e taksës për bashkitë.

Sipas ligjit, këshillat bashkiakë janë ato që do të përcaktojnë taksën për shtëpitë në shkallët 0.1% deri në 0.2%. Për ndërtesat në pronë bujqësore nga 0.15% deri në 0.2%, njëjtë dhe për pronat tregtare dhe për ato industriale.

Ligji i jep mundësinë qytetarëve që kanë në pronësi dy banesa, qoftë edhe në qytete të ndryshme, që në njërën prej tyre të përfitojnë zbritje taksash.

Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre.

Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme

Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:

“a) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);

b) Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);

c) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);

ç) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);

d) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një përq ind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të varioje në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

f) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës

Këshilli Bashkiak cakton shkallet e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor

4.Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohe shkallen e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse

5.Në rast se shkalla e takes për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me piken I të këtij neni, për atë kategori

6.Shkallēt e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjete) ditëve kalendarike nga dita e caktimit te tyre” thuhet në nenin 12.

Taksa mbi ndërtesën

Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit te Ministrave.

Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si perqindje e bazës se taksës, është si me poshtë:

a) 0,05% (zero presje zero pese perqind) për njēsine e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për banim;

b) 0,2% (zero presje dy perqind) per njésine e nderteses qe pèrdoret, shfrytēzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkalles se takses perkatèse per te gjithe siperfagen ndertimore, pèr te cilen zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoj atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Detyrimi për taksen mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.

Autoritetet përgjegjëse për administrimin e takses mbi ndertesën janë Drejtoria Pergjithshme e Takses se Pasurise dhe Bashkia.

Pergjegjesite e Drejtorise se Pergjithshme te Takses se Pasurise ne kuader të administrimit te taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

 



12 Comments

  1. Nga 0.1 deri ne 0.2%?! Ne total?!

    Wtf!!! 🙀🙀🙀

    Kjo me teper se takse, duket si nje kontribut simbolik per vendin dhe qeverine qe po na ben me leke… nga komoditeti i shtepise!

    Faleminderit Edi Rama! 💜💜💜

    PS: sigurisht qe ne nje popull dembelesh te paafte, gjysem-debila, evazore fiskale idjote e te korruptuar qe duan vetem te marrin e te hajne si derra… kjo takse do te konsiderohet si cudi e madhe.

      1. Me ka rene halli dhe e kam zgjidhur per bukuri.

        Por kur i ben urime te tilla tjetrit te rendojne me shume hallet se universi shton edhe pasqyrimin e halleve qe i uron tjetrit.

        Por ti je shume primitiv per ta kuptuar. Ha, pi, dhit!
        Dhe vazhdon vuan.

        1. Ku e ke zgjidhur ne spitalet publike apo te privat?
          Sa Lek ke dhene?
          Kur dhe Leket a e mendove ndonjehere se ca ndodh me ato te mjere qe nuk kane te paguajne?
          Vete z. ministrja e shendetesise shkon dhe kurohet jashte shtetit me parate e varfanjakeve Shqipetare.

          1. Po, dhashe leke, qe ishin vetem nje fraksion i asaj qe do paguaja tek privati. Nuk me detyroi njeri. U ndjeva i detyruar moralisht qe te paguaja ata profesioniste qe rrinin aty si fakira qe ju popull shkerdhatash, hajdutesh e evazoresh nuk i paguani as sa ata qe presin e saldojne hekurishtet.

            Dhe u ndjeva per nje moment primitiv si ju. Qe s’njhni shtet por vetem tribu!

            Kete shendetesi meritoni dhe e keni shuuume mire.

            Do solidaritet social. Nise nga shkalla e nga lagjia jote. Mjaft gjete Berishe e Rame scapegoates.

          2. Bere shume pirueta por nuk ju pergjigje pyetjes kryesore.
            Kur dhe Leket a e mendove ndonjehere se ca ndodh me ato te mjere qe nuk kane te paguajne?

            Sa per info, per gjendjen katastrofike qe ndodhet Shqiperia une nuk fajësoj as Ramen as Berishen, por popullin gomar qe i voton. Gjithsesi kjo nuk me heq te drejten mua qe te kritikoj apo shaj ato qe bejne krim, ato qe vjedhin apo korruptohen.

          3. Nuk jane fare pirueta.

            Ti nuk kupton esencen.

            Nuk kam pse te mendoj une fare per ata per aq kohe sa nuk iu bej keq, (e perkundrazi kur kam mundesi e nerva iu bej mire), e gjithashtu paguaj taksat.

            Ata t’i gjejne zgjidhje fatit te tyre dhe komunitetit te tyre shkerdhate.

  2. Kjo nuk eshte takse por grabitje nga banda e rilindjes per tua veshtiresuar e pamun desuar

    jetese apo me mire mbijetesen shumices se popullit. Nga njera ane rritje 30 perqind e cmimeve

    ushqimore nga ana tjeter rritje e taksave per te mbuluar shpenzimet e luksit e te babezise qeveritare.

    Cfare mund te paguaje psh nje pensionist qe leket e pensionit nuk i dalin as per buke thate,

    nje kameriar me 200 euro rrohe, nje punonjes fasonerie e kategotri te peraferta. Keta per vete

    kane para pa fund nga vjedhjet monstruoze qe kane bere e bejne sic po dalin perdite, e me

    keto taksa te dyfishuara duan tu pine popullit edhe piken e fundit te gjakut per ta kthyer ne

    luks per vete, per familjen e deri tek aqmbasadore e MC Gonigala e sorroista. As pushtuesit me

    te eges nuk i kane punuar qindin popullit sic po bejne keto monstra ne pushtet.

  3. Te lumte ore JP, ja paske hedh mire ne spital. Po’ ai I ziu qe nuk kishte 5 miljon leke e kemba I zuri KRIMBA c’faj kishte, neser do ta hedhin ne rruge se nuk do te mund te paguaj taken e shtepise, c’faj ka. 65% è shqiptareve jane te varfer, pensioniste, invalide cfaj kane se nuk do te mund te paguajne???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *