• |
ide | kryesore

Coman, lajmërimi tronditës: “Do t’a lë futbollin”

Sport



“Nuk do ta pranoja të bëja një operacion të tretë, nuk mundëm më. Nëse këmba ime nuk është bërë për këtë jetë, do të thotë që do të bëj një tjetër, më anonime”. Vetëm 22 vjec Kingsley Coman, sulmuesi i djathtë francez i Bayern Monaco, vjen nga një 2018 e tmerrshme në të cilën i është nënshtruar dy operacioneve në këmbë për të ndërtuar ligamentet e kaviljes, lajmëron se në rast të një dëmtimi tjetër do të ngrejë flamurin e bardhë e do të varë këpucët në gozhdë.

Për ish-lojtarin e Juventus kalvari nisi shkurtin e kaluar, kur kavilja e la për herë të parë, duke e detyruar të qendronte jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, Botërorin (fituar nga Francia) përfshirë. Në 24 gusht një tjetër ko për shkak të një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit të Hoffenheim Nico Schulz, që e detyroi të qendronte jashtë deri 10 ditë më parë, kur u kthye në fushë për ndeshjen kundër Ëerder Bremen.

Pas disa minutash të luajtur kundër Nuremberga ne sfidën e fundit të kampionatit, Coman ka folur për periudhën e errët të karrierës së tij të re: “Ishte shumë e vështirë – ka thënë për Telefoot – Kur u dëmtova sikur mu përmbys bota. Nëse do më ndodhte përsëri, do të thotë se nuk jam bërë për të jetuar në këtë nivel. Nuk do ta pranoja një operacion të tretë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *