• |
ide | kryesore

Taulant Muka akuzon Mimi Kodhelin për plagjiaturë të doktoraturës (Foto)

Të fundit

Taulant Muka, ka publikuar një denoncim ndaj deputetes së PS, Mimi Kodhelit sa i takon punimit të saj të doktoraturës. Vladimir Kola, i doktoruar në Universitetin e Romës “Sapienza”, ka vërejtur në punimin e doktoraturës së Kodhelit disa fragmente të marra nga autori Frederic S. Mishkin, të pa cituara.

Mungesa e këtyre citimeve sipas Mukës, bën që këto fragmente të diplomës së Mimi Kodhelit të konsiderohen plagjiaturë.

DENONCIMI I PLOTË I TAULANT MUKËS DHE VLADIMIR KOLËS

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni GOMEN z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.
Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarwat Jahan,

https://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

14 Comments

  1. Te gjithe pushtetaret qe kane doktorature, e kane plagjature.
    Sa me shume te germoni, aq me shume yje te partise me plagjature do gjeni.

  2. Ky eshte muhabet kot, te gjitha tezat ne bote marrin nga njera tjetra, keshtu funksionon kjo pune, pastaj se e citove 1 apo 7 cfare rendesie ka. Eshte budallik ne vetvete por keshtu ndodh gjithandej ne kete bote. Nuk ka teze qe te mos kete marre nga dikush tjeter, sidomos ato qe kane llafe si psikologji, mn etj. Nje citim me pak nuk ndryshon asgje. Keta njerez duan te behen interesante kot me kot. Mimi ka mekatet e veta dhe ka bere shume poshtersi si ministre, e dine shume njerez dhe shume doktorante kete gje, por puna e tezes eshte futja katunit.

  3. Paska pasur edhe Mrika doktoraturë!?!? Si ka mundësi kjo copë mishi… apo në atë kohë ishte ministër, pse jo me lekët e ushtarëve që mblidhte nga jarani vet Arjan Kraja…

  4. Nuk quhet plagjiature fikja e radareve per ti’ i hapur rruge trafiqeve. Quhet Krim shteteror o milet qe fle gjume shekullor , prandaj ta fusin sa here te kene qejf fytyre egersirat.

  5. Eshte mese normale te citosh dike ose te besh permbledhje te tezave me kusht te vesh ne dukje burimin e informacionit.

  6. Kur mbron nje doktorature dhe mund ti referohesh thenies apo teorise se dikujt por jo ti kopjosh komplet temen sic ka bere Cuca e maleve Mrika

  7. rama esht plagjiatur e muti te stalinit,mga muti i stalinit nxorren ruset e shen petersburgut ADN dhe ja implantuan kristaq rames ne vezore nga ku lindi MUTI ME I MADH I KOMBIT: edvini I QELBUR..

  8. rama esht plagjiatur e muti te stalinit,mga muti i stalinit nxorren ruset e shen petersburgut ADN dhe ja implantuan kristaq rames ne vezore nga ku lindi MUTI ME I MADH I KOMBIT: edvini I QELBUR..diplomat lloji harito,rama,kodheli,gjyla w ahmetit i marrin ne qenefin e negjmijes.

  9. Jane akuzuar per plegjiature por askush nuk ia heq titullin dhe pagen e kane me te larte sepse kane ‘titull’…
    pervec anes morale ka ndonje efekt tjeter ky denoncim?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu