• |
ide | kryesore

Derbi i Torinos, me tension të lartë: tifozët e Juventus pankarta ofensive kundër atyre granata

Sport



Juventus duhet ende të luajë në mesjavë, në transfertën e Young Boys, për Champions League, por sic duket atmosfera e derbit me Torinon të dielën ngacmon shumë më tepër tifozët bardhezinj, që kanë rritur dozat e tensionit në vigjilje të derbit numër 197° të qytetit. Në qytet manifestimet kundër tifozëve granata nuk kanë kaluar pa vëmendje dhe disa nga fotot kanë përfunduar në rrjetet sociale, duke shkaktuar kritika e polemika.

Vizatime të një miu me fanellën e Torinos numër 12 (numër i tërhequr prej disa vitesh nga klubi dhe simbolikisht dorëzuar për tifozët në Curva Maratona), që “hidhet” në pusetë nga dora e një tifozi bardhezi. Një mënyrë jo xhentile për tu afruar me atmosferën e derbit, por që është e sigurtë se do të ketë përgjigjen e kampit tjetër të qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *