• |
ide | kryesore

Vrajsa në Bllok, arrestohet Fabio Alushi

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar në prangat e policisë 42 vjeçari Fabiol Alushi, i akuzuar si i përfshirë ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti.

Nga ngjarja mbeti i vdekur shtetasi, Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Autori kryesor i vrasjes dyshohet të jetë efektivi i Forcave të Armatosura, Marviol Bilo.

Një ditë pas vrasjes (më 5 tetor) policia deklaroi se ishin shpallur në kërkim tre persona, mes tyre dhe efektivi i Forcave Komando, Merviol Bilo, 41 vjeç.

Në kërkim janë shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç dhe Fabjol Alushi, 42 vjeç.

Për ngjarjen u arrestua edhe pronarit i lokalit, Redi Popesku, pasi u akuzua se fshehu provat e krimit.

Më herët në dëshminë para përfaqësuesve të akuzës, ai ka deklaruar se konflikti ka nisur befasisht, pasi më parë Ervin Mata tashmë në kërkim, kishte kërkuar një takim me Ervis Martinajn.

Më pas në lokal ka mbërritur dhe Gaxha, kur ka nisur dhe debati fillimisht me përplasje fizike, e më pas me armë. Sipas Popeskut, gjithçka ka qenë për arsye banale.

Për ngjarjen, prokuroria ka nisur hetimin në dy pista; ajo e lindjes së konfliktit pasi Gaxha kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, por nuk është përjashtuar as pista e konflikteve për trafiqe të paligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *