• |
ide | kryesore

Gratë, edhe 2 shekuj për të arritur barazinë gjinore me burrat

Lajme, Të fundit



Do të duhen edhe 2 shekuj që gratë të kenë pagë të njëjtë me kolegët meshkuj. Këto janë parashikimet e World Economic Forum, të cilat janë bërë të ditura nga Bloomberg News. Ndërsa sa i përket pabarazive në politikë, punë, shëndetësi dhe arsim do të duhen të paktën edhe 100 vjet që të arrihet barazia.

Në raport theksohet se në shumë fusha lufta mes gjinive është zbehur dhe përmirësime të mëdha ndjehen veçanërisht në arsimim.

Në nivel global nuk ekziston deri më tani asnjë vend që të ketë arritur barazinë gjinore pavarësisht shkallës së zhvillimit ekonomik e shoqëror, shkruan Klan Plus.  Për drejtoreshën e agjencisë së OKB për gratë, Anna-Karin Jatfors pabarazia me bazë gjinore është ende realitet në mbarë planetin tonë dhe një pritje prej 200 vjetësh të tjerë për të arritur barazinë ekonomike me meshkujt është kohë shumë e gjatë, e cila duhet shkurtuar.



2 Comments

  1. Do te thote qe muratoret qe jane 90% burra duhet te jene 50% femra dhe 50% meshkuj? Apo qe infermjeret qe jane 90% femra duhet te jene 50% femra dhe 50% burra per te arritur barazine? E kuptoj qe nje shtrese elite ne perendim ajo e majte ekstremiste ka vendosur qe menyra me e mire per te arritur tek e ardhmja eshte me idiotesira te tilla, por asgje sju pengon te mos servirni kete report shkerdhatllek pa bere te pakten detyren tuaj si gazetar e te shtroni pyetje raportit, ne vend qe te na i servirni sikur eshte e vertete absolute dhe fakt i kryer.

  2. Akoma vazhdohet të abuzohet me “barazinë” me teoritë utopiste marksiste.
    A mund të gjesh në botë dy qenie të gjalla me të njejtat gene apo strukturë të ADN ?
    A mund të vijë dikur dita që në vend të femrave, të jenë meshkujt që të pjellin e të ushqejnë fëmijtë me qumështin e tyre ?
    A mund të vijë dita që femrat fizikisht të jenë më të fuqishëm se burrat ?
    Jo për ta banalizuar por për të t’ju referuar një realiteti : A mund të vijë dita që femrat të urinojnë në këmbë e meshkujt ulur ?
    A mund të vijë ndonjëhere dita që akademitë e shkencave e shtetet ti drejtojnë budallejtë në vend të shkencëtarëve gjenij apo politikanëve elitë intelektuale ?
    Diversiteti i qenjeve të gjalla e veçanërisht njerëzve nuk do të mund të zhduket kurrë, veç nëqoftëse këto qenie do të jenë produkt artificial i prodhimit industrial. Por edhe nëse njerëzit do të bëhen “të barabartë” si produkt i fabrikave, përsëri edhe në produktet industriale ka mallra të cilësisë së lartë e ka mallra skarco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *